RRETH NESH

Rreth Unique Drip Albania

Unique Drip Albania nisi nga një ide e thjeshtë: pse të veshësh të njëjtat gjëra si të gjithë, kur mund të gjesh diçka që të përfaqëson ty?

Që nga fillimi, synimi ynë ka qenë të sjellim diçka ndryshe në streetwear-in shqiptar: pjesë me karakter, cilësi dhe individualitet. 

Ne e filluam me shume pak rroba dhe opsione por ideali ngeli gjithmon , ndonese ne rritje cdo dit asnjeher ideali i faqes nuk ndryshoi ,Gjithmone stok i limituar dhe unik.

Në një treg ku stili shpesh përsëritet, ne sjellim pjesë të përzgjedhura që të japin mundësinë të dallohesh me siguri. Nuk ofrojmë thjesht rroba, por produkte me karakter, cilësi dhe identitet .

Një nga gjërat që na veçon është kërkimi për marka dhe produkte që nuk janë të zakonshme në tregun shqiptar.

Në vend që të sjellim gjithmonë të njëjtat marka që gjenden  kudo , ne kerkojme vazhdimisht per marka dhe modele te rralla , me synimin që t’i sjellim këtu për herë të parë dhe ti  bëjmë më të aksesueshme për ju. Si gjithmone me nje kualitet te pa par ne Shqiperi .

Disa nga këto marka mund të jenë të shume të njohura jashtë Shqipërisë, por ende të rralla këtu. Dhe pikërisht aty qëndron ideja jonë: të sjellim atë që nuk e sheh çdo ditë.

Ne duam që kur dikush të pyesë “Ku e gjete këtë?”, te ndiheni krenar dhe unik .

Unique Drip po ndërtohet hap pas hapi, përmes çdo porosie, klienti dhe produkti.

Nuk duam të jemi thjesht një tjetër faqe ku blen rroba. Duam të të ofrojmë pjesë që të befasojnë, cilësi që ia vlen dhe një stil që të bën të ndihesh ndryshe , dhe qe ne fund kur te maresh porosin dhe ta hapesh te thuash : “ JA VLEJTI !”

 

 

ONLY RARE,HIGH QUALITY GARMS

UNIQUE DRIP ALBANIA .